Wednesday, July 29, 2015

Foto te ndryshme






Miresevini ne Durres

Ky qytet me ka mesuar shpirtmadhësinë , dëshirën për punën, aftësinë për tu ripërterire duke ruajtur në të njëjten kohë traditen, identitetin dhe personalitetin.
Të mendosh për të ardhmen dhe për madheshtinë do të thotë ti japësh Durrësit një Ëaterfront të ri modern, te cilin e kemi quajtur Vija e kalter e qytetit , me një port turistik i cili do ta transformojë qytetin në një qëndër të rëndësishme në të gjithë Rajonin e mesdheut, me hapesira te reja publike si sheshi Liria ,me plazhe te reja publike në zona me elitare si ajo  e Currilave .
Vetëm atëhere qyteti yne do të jetë më tërheqës se kurrë.
Falë pasurive historike dhe natyrore , si dhe impenjimit për kulturën , Durrësi sot është në mënyrë të padiskutueshme qyteti turistik më I vizituar në Shqipëri, qyteti që të gjithë e duam më të bukur dhe vital .

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako shtroi darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku përveç besimtarëve myslimanë që kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit. Iftari është shtruar në mjediset e  xhamisë “Riza Bajrami”, e cila gjendet në zonën e Plazhit. Kryebashkiaku Dako pasi ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore. Po kështu kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre.

Monday, July 6, 2015

Dizenfektimi i plazhit te Durrsit

Turistët që kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet do të gjejnë një mjedis higjenik. Një subjekt i specializuar ka nisur nga puna për dezinsektimin e plazhit në të gjithë gjatësinë dhe thellësinë e tij. Procesi i dezinsektimit të plazhit në Durrës nisi fill pas atij të Tiranës.Për të parë nga afër këtë proces në zonën e plazhit ishin edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Kryetari i bashkisë së Durërsit Vangjush Dako tha se bashkia ka në varësi ndërmarrjen komunale të plazhit që merret me dezinfektimin e sipërfaqes së rërës, por ky projekt është me mjaft rëndësi për higjenën e zonës dhe shëndetin e popullatës. "Ne ftojmë turistët që të vijnë në Durrës pasi do të gjejnë një mjedis të pastër dhe me cilësor se në të kaluarën"tha Dako. Ministri Ilir Beqaj tha se "ky proces është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e popullatës.Komponentët kimikë që përdoren në këtë proces nuk e dëmtojnë aspak shëndetin e popullatës". Vetëm në Durrës do të dezinsektohen 40 ha sipërfaqe ku përfshihen vija e parë dhe ajo e dytë e plazhit por edhe zona të tjera brenda në qytet. Spërkatja me agjentë biologjik do të kryhet në sipërfaqe kanalesh mocalorë, bodrume pallatesh dhe gropa të hapura që mbajnë ujë.  Një  masë e tillë në plazhin e Durrësit ndërmerret pas 25 vjetësh. Vetëm disa ditë më parë bashkia e Durrësit nëpërmjet ndërmarrjeve në vartësi të saj kreu punimin pastrimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit që nga Ura e Dajlanit deri në fund të sektorit" Ilira". I gjithë procesi në fjalë do të zgjasë 5 muaj dhe ndërhyrja është planifikuar që të realizohet nëpërmjet 12 ndërhyrjeve në zona që tashmë janë përcaktuar si mjaft të ndotura nga insektet. Zona e plazhit  është problematike përsa i përket pranisë së mushkonjave, të cilat në periudhën e verës janë shqetësim i vazhdueshëm jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.

Tuesday, June 16, 2015


Një kafe në Durrës …

Qyteti Durrësit ka shumë kafene … ndoshta mund të thuash ca me shum seç duhet …
Durrësi karakterizohet nga  shum bar-kafe te cilat  mund te gjenden si në  tokë po ashtu dhe lart ne qiell .
Bar kafetë me të shpeshta janë të përqendruara per balle muzeumit , një vend I quajtur lulishtja .

Bar kafet në këtë zonë janë të shpeshta  dhe shumica frekuentohen nga të rijtë .
Një zonë tjetër është dhe zona përballë  Stacionit të trenit Durres ku  mund te gjesh  shumë bar kafe të cilat rralë mbajn emra shqip , disa nga ato emra jan të vështirë dhe për tu shiqiptuar .
Një zonë  tjetër është rruga  në krah të majtë të bashkise ku bar kafetë jan rrjesht shpesh duke zëne  dhe trotuarin  duke I bërë më të vështira levizjet e qytetarve .
Një ndër zonat jo më pak të rendesishmë është dhe zona e currilave  ku bar kafet e shtrira  përmbi det të japin ndjësitë qe ndoshta nuk përjetohen shum dhe në vende të tjera …  

Monday, June 15, 2015

TORRA VENECIANE  
Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV mbi kullën bizantine. Kjo dëshmohet nga prania e blloqeve nga rrethoja e mëparshme, e fragmenteve arkitektonike dhe e relieveve antike. Kulla ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m. Në kullë hyet nëpërmjet një porte në formë harku me tulla. Kulla është e paisur me 5 frëngji dhe 3 ndarje (kthina). Perimetri sipër mbyllet me bedena. Ambienti i brendshëm është ndërtuar me tulla në formë kupole. Ngjitja në lartësi bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të prjerrta.

HAMAMI MESJETAR   
Hamami (banjo) është godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës turke. Ajo është ndërtuar në shek. XVIII në këndin juglindor të qytetit mesjetar. Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Ambientet ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve qeramikë. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit. Ka qenë shumë e dëmtuar. U rikonstruktua në vitin 1980.

MUZEU ARKEOLOGJIK  
Muzeu Arkeologjik është përuruar më 13 prill 2002. mbi bazën e materialeve të Muzeut të parë arkeologjik, i hapur më 13 mars 1951.
Ekspozita është organizuar në tre pavione sipas periudhave historike. Salla e parë fillon me vitrinën e gjetjeve prehistorike në qytet e rreth. Në rend kronologjik ndiqet pandërprerje historia e qytetit në periudhën arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re. Në vazhdim shpaloset zhvillimi topografik, ekonomik, politik e  kulturor i Dyrrachiumit romak. Në aspektin tematik ky qytet dëshmon praninë e një popullsie autoktone ilire me botë të pasur shpirtërore. Durrësi paraqitet qendër me ekonomi shumëdegëshe dhe që tregtonte me shumë qendra mesdhetare. Mesjeta përshinë 15 shekuj nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.

PUSI i TOP HANES

Emërtimi Top-Hane tregon funksionin fillestar si punishte për prodhimin e barutit. Prania e burimit të  ujit në lagjen Varosh (jasht kalasë), krijoi mundësinë e ndërtimit të një pusi në shërbim të banorëve të saj, rreth shek. XVI. Ai u ndërtua mbi një bazament  katërkëndësh me gurë, rrethuar me katër kolona graniti të periudhës bizantine të ripërdorura.


SHTËPIA MUZE    
Shtëpi me çardak e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Në vitet ’30 të shek. XX ka qenë edhe seli e konsullatës angleze. Kjo ndërtesë për vlerat e saj arkitekturore është shpallur “Monument Kulture”.
Pas restaurimit të saj në vitin 1983 u vendos “Ekspozita e Kulturës Popullore”. Në tre dhoma ekspozite, shpalosen vlerat artizanale të trevës së qytetit tonë dhe të rrethinave të tij. Dy dhoma të tjera i janë kushtuar figurës së aktorit me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu (1879-1935) emërtuar “Dhoma Muze Aleksandër Moisiu”.
Në  Durrës ai kreu shkollën fillore dhe për këtë në vitin 1928, shkroi kujtimet e tij në formë skice me titull “Ëndërr  fëmijërie”.

  
XHAMIA “FATIH”   
Xhamia “Fatih”, është e kohës së sulltan Mehmeti II Pushtuesit (Fatihut). Është ndërtesa më e vjetër e kultit islam në vendin tonë. Ajo është ngritur rreth viteve 1502-1503, përshtatur mbi rrënojat e një ndërtesë kulti të krishterë (bazilikë e shek. XI).


BANKA E SHTETIT SHQIPTAR   
Banka e Shtetit në Durrës (sot BKT) u ndërtua më 10 nëntor 1928. Themelet e saj janë mbi kullën juglindore të rrethojes bizantine, e quajtur “Bastioni i madh”. Ndërtesa është projektuar nga arkitektë italianë dhe realizuar nga mjeshtrat durrsakë. Nga ana kompozicionale hyn në veprat e stilit barok, që përdorët për herë të parë në vendin tonë. Mbi bankë është vendosur një skulpturë njerëzore (grua) e cila paraqet në mënyrë simbolike luftën, rezistencën dhe fitoren ndër shekuj dhe begatinë e vendit.


PALLATI I MBRETIT “ZOG I ”    
Pallati mbretëror u ndërtua në vitin 1937. Ai u projektua në kuotën më të lartë (98m) të kodrave dhe ka një pozicion mbizotërues mbi qytet dhe det. Nga ana arkitekturore përfaqëson stilin e ndërtimit (neoklasicist) i përdorur në fillim të shek. XX.
Në fasadën ballore të Vilës është figura e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu, mbi kal, profil djathtas, me shpatë në dorë.

MAUZOLEU I DËSHMORËVE
Është objekt përkujtimor i të rënëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të kampeve naziste.
Mauzoleu u projektua nga arkitekt Kristo Sotiri (1870-1953). Punimet filluan në vitin 1947. Është i pari dhe i vetmi i këtij lloi, si mauzole, në vendin tonë. Kompleksi i “Mauzoleut të Dëshmorëve” ka planimetri në formë harku. Përbëhet nga tri pjesë kryesore: godina e Mauzoleut, shkallarja dhe lulishtja. Eshtrat e dëshmorëve janë futur në nishe (kamera) të veçanta. Kurse për të rënët në kampet naziste janë përdorur varre përkujtimor (varr pa eshtra). Në dy pllaka mermeri janë shkruar me germa bronzi emrat e të internuarve në kampet naziste.

BAZILIKA  E “SHËN MËHILLIT” ARAPAJ
Bazilika e Shën Mëhillit, është ndërtim kulti i fillimit të shek. VI, i kohës së perandorit bizantin Justinian (527-565). Ndodhet 6 km. larg Durrësit në faqen perëndimore të kodrës “Shën Mëhill”, përballë plazhit “Iliria”. Është zbuluar plotësisht dhe ka përmasa 65x28m. Nga ana arkitektonike paraqet një bazilikë tre nefshe me tre absida përkatëse. Ka dy anekse anësore në veri e jug si dhe atriumin (oborr i brendshëm me kolonada). Ngjitur me nefin jugor ndodhet një varr monumental (martirium), mbuluar me një shtresë mozaiku trajtuar në dy emblema, me subjekt nga krishtërimi i hershëm, me sipërfaqe prej 54m². Motivet e zgjedhura, figurat, teknika e punimit, gurët shumngjyrësh e klasifikojnë këtë mozaik si vepër arti unikale e periudhës bizantine e shek. VI, vepër e mjeshtrave mozaiçistë të qytetit të Durrësit.

MEMORIALI  MUJO  ULQINAKUT   
Memoriali i kushtohet Mujo Ulqinakut (1896-1939), “Hero i Popullit”, një ndër luftëtarët e parë të qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian  më 7 prill 1939. Memoriali u realizua nga “Skulptori i Popullit” Kristaq Rama.
Mujo Ulqinaku lindi në qytetin e  Ulqinit në familjen e një detari. Kishte gradën nënoficer në repartin e marinës në Durrës. Që në orët e para të pushtimit fashist italian u pozicionua në vijën e parë të luftimit. Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarët e tij, me qëndresën dhe patriotizmin e tyre treguan  trimëri të pashoq.

BASHKIA E QYTETIT  
Bashkia e qytetit u ndërtua në vitin 1929, në sheshin tradicional të Durrësit. Është projektuar me tre kate dhe bodrume. Kati i parë, në hyrje të fasadës, është trajtuar me tre harqe, ndërsa kati i dytë  mbi te është me ballkon të brendshëm me kolona. Kulmon me një pirg katror, në të majtë, ku është vendosur sahati i qytetit. Fasda është zbukuruar në të dy anët me dekore në reliev në formë medalionesh, që kanë simbolet e anijes me vela dhe tufë me kallëza gruri.

RRUGA TREGETARE   
“Rruga Tregtare”, sot “Bulevardi Epidamn”, u ndërtua pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i vitit 1926. Me hapjen e kësaj rruge fillonte dhe zbatimi i një plani rregullues modern i qytetit të Durrësit me parametrat urbanistik të qyteteve europiane. Në të dy anët e kësaj rruge u ngritën  ndërtesa dy e tre katëshe (vila), të stilit të arkitekturës bashkëkohore, me dekor të larmishëm. Katet e sipërm shërbenin për banim ndërsa katet e para ishin për tregtim, të cilët i dhanë emrin “Rruga tregëtare”. Ato ruhen ende sot si përfaqësuese të ndërtimeve arkitekturore të viteve ’30-40 të shek. XX.

KISHA  KATOLIKE “SHËN LUÇIA”   
 Kisha katolike “Shën Luçia” me kambanore është ndërtim i vitit 1909. Paraqet një ndërtim kulti me ambientet përkatëse funksionale të tij. Kjo kishë njihet edhe si qendër e rëndësishme ku meshonte kleriku patriot Dom Nikoll Kaçorri (1862-1917). Ky personalitet me një reputacion mbarë qytetar ishte dhe nismëtar e mbështetëse i ideve të lëvizjes patriotike për mësimin e gjuhës shqipe dhe për mëvehtësinë e Shqipërisë. Në qelën e kësaj kishe mblidheshin patriotët durrsakë ku kanë marrë vendime të rëndësishme që ndikuan në ngjarjet historike siç qe ngritja e flamurit kombëtar në Durrës më 26 nëntor 1912.

ÇISTERNA MESJETARE
Çisterna apo Depo e ujit, është ndërtim i periudhës së Mesjetës së vonë. Ndodhet prapa Mauzoleut të Dëshmorëve. Uji mblidhej nga burimet natyrore të zonës kodrinore. Paraqet një ndërtim me çati të harkuar mbuluar me tjegulla, rrethohej me  kontraforte. Ka pesë shkallë hyrëse dhe një derë me qemer mbi të cilën ndodhet një dritare rrethore për ajrosje.

BANESA 115
Banesa është ndërtuar në vitin 1884, datë e cila shkruhej me germa hekuri në gjysmëharkun e portës së madhe bashkë me inicialet Z.M. emri i pronarit Zis Margariti. Kjo banesë ka shërbyer si rezidencë e konsullatës (legata) Austro-Hungareze në vitin 1914.
KISHA “E APOSTULL PAVLIT DHE SHËN ASTIT”
Kisha e Apostull Pavlit dhe Shën Astit u ndërtua gjatë viteve 1994-2002, u përurua më 3 Maj 2009.Apostull Pavli njihet si predikuesi i parë i fesë së krishterë në Ilirik. Në kujtim të tij ka qenë ndërtuar një kishë në skajin verior, në ”Kepin e Palit”  sot  ”Kepi i Pallës”.
Shën Astit është martir i parë, i cili u martirizua në vitin 100 të e.re. në Durrës në kohën e perandorit romak Trajan (98-117).

XHAMIA E MADHE 

Xhamia e Madhe u ndërtua në vitin 1938. Pozicioni i zgjedhur topografik me fasadë nga Lindja plotëson ansamblin e ndërtimeve publike në sheshin qendror të qytetit.
“Lëvizja kundër fesë, paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike” e 6 shkurtit 1967, prishi kupolën dhe minaren e saj, dhe e transformoi në institucion kulturor, emërtuar  “Pallati Rinia”.
Pas viteve ’90 Xhamia e Madhe u rikthye në funksionin e saj si ndërtesë kulti dhe ruajti arkitekturën fillestare. Ndërtimet u kryen në dy faza gjatë viteve 1992-1994, dhe 2004-2006.

MURET  RRETHUESE  TË DURRËSIT

Durrësi që në themelimin e tij u mbrojt me mure rrethuese ndërtuar me blloqe cikllopik. Mbi këtë bazë në shekujt në vazhdim deri në periudhën qytetare-ilire dhe romake, muret e qytetit u zgjeruan bashkë me zhvillimin topografik të tij. Muret rrethuese që shihen sot, janë ndërtuar nga perandori bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi pas dëmtimit që shkaktoi tërmeti katastrofik i vitit 345. Ai e mbrojti qytetin me tre rradhë muresh prej tulle, nga të cilat ruhen 500m. gjatësi në anën JP. Perimetri i rrethojes arrinte 3.5km., lartësi 18m. dhe gjërësi 3.50m. Ky sistem mbrojtës përforcohej me kulla pesëkëndëshe, me largësi 60-65m. nga njera-tjetra. Ndërhyrjet më të vona janë ato të perndorit Justinian (527-565). Në shek. XIII (1272) Karli Anzhu dhe Karl Topia në shek. XIV (1350), kryen gjithashtu përforcime mbrojtëse. Kalimi i Durrësit nën pushtimin venecian (1392-1501), për 109 vjet u shoqërua me ndërhyrje në sistemin mbrojtës, me kulla rrethore.
Pushtimi osman më 13 gusht 1501 e zvogloi qytetin në skajin JL (Lagjia Kala) duke e rrethuar me një mur 800m, 6 herë më të vogël se rrethoja bizantine. Muri turk zbret nga kuota 59m. dhe në gjatësinë e tij, u ndërtua Kulla me sahat e qytetit. Muret turke u përforcuan me kulla e bedena si dhe me dy porta kryesore vendosur në një aks, ”Porta e Madhe” dhe ”Porta e Detit”.

AMFITEATRI

Amfiteatri i Durrësit është monument publik unikal në vendin tonë. Ka qenë ndërtuar pranë qendrës tradicionale të qytetit, në terren fushor dhe pjesërisht në kodër. Vlerësohet si kolos inxhinierik e arkitektonik i kohës antike dhe vepër e mjeshtrave vendas. Ka trajtë elipsi me diametër 136m dhe lartësi rreth 20m. Është ndërtuar në fillim të shek. II të e.r., në kohën e perandorit romak Trajan (98-117). Në të uleshin rreth 15-20 mijë shikues. që ndiqnin ndeshjet midis gladiatorëve. Ka pasur hyrjen kryesore nga veriu dhe një dalje në jug në të njejtin aks. Fasada lindore nga qendra e qytetit ka qenë dykatësh me harqe e kolona dhe mbi to një strukturë dekorative me dritare. Zbulimi i arenës do të qartësoi funksionin e amfiteatrit. Lojrat në amfiteatrot antik u ndaluan nga perandori romak Honor në vitin 404 e.re. Zbulimi i amfiteatrit filloi në vtitin 1966 deri në vitin 1970. Paralel me monumentin u zbuluan varret mesjetare në zonën e arenës. Në vitet në vazhdim janë kryer disa ekspedita, të cilat i kanë plotësuar të dhënat dokumentare dhe arkitektonike mbi këtë monument.

KISHA E AMFITEATRIT  DHE MOZAIKU
  
Pas ndërprerjeve të lojrave në amfiteatër, u ndërtua rreth shek. V-VI e.r. një kishë e vogël (kapelë), ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe funerale të grupimeve të krishtera të Durrësit. Fillimisht kisha ishte zbukuruar me afreske. Jetëgjatësia e saj dëshmon për ndërhyrje të mëvonshme (shek. VI-VII), duke i zbukuruar të dy faqet, jugore e perëndimore, me panela mozaikësh mural, unikal. Ky mozaik i është kushtuar Shën Stefanit, martir i qytetit të Durrësit. Në vazhdim paraqitet Shën Maria si perandoreshë bizantine rrethuar me dy engjëj, i pari me mbishkrim në krye dhe në këmbët e figurave dy shoqërues në miniaturë. Faqja perëndimore ruan fragmente të dy shenjtoreve, Shën Irini dhe Shën Sofia me emrat përkatës. Si vend strehimi i bashkësive të krishtera, ka shërbyer dhe galeria lindore, zbukuruar me afresk me figurën e Shën Gabrielit.

SHESH TREGU BIZANTIN

Shesh-tregu i periudhës bizantine është ndërtuar në qendrën tradicionale të Dyrrahut antik. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine. Paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një shesh-tregu të hapur, rrethor me portik. Në qendër të shesh-tregut ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemen deri pranë kolonadës me një perimetër 40m. Përreth këtij portiku në formë rrezore ngriheshin ambiente shërbimi. Teknika e ndërtimit, materiali i përdorur dhe shtresa kulturore e datojnë këtë monument si bashkëkohës të ndërtimeve publike të perandorëve Anastas e Justinian në fillim të shek. VI e.r.

TERMET  

Termet publike në qendër (poshtë Pallatit „Aleksandër Moisiu“) u zbuluan pothuajse plotësisht në vitin 1960. Nga madhësia dhe ambientet e mbrendëshme këto terme kanë qenë pjesë e gjimnazit të qytetit. Në to ruhen harqet e furrës, muret, dhe dyshemet e ambienteve. Në fillim është dhoma e apodyteriumit (dhoma e zhveshjes) që pasohet nga tepidariumi (dhoma e djersitjes) e cila ka nën dysheme tulla hipokauste për kalimin e avullit të nxehtë.  Në vazhdim në drejtim jugor është frigidariumi (dhoma me ujë të ftohtë) dhe në fund pishina. Shtrimi i dyshemes është me pllaka mermeri, bardh e zi, në formë fushe shahu. Në jugperëndim të Termeve, ndodhet kompleksi i kanaleve shkarkuese dhe mbi te rruga kryesore e periudhës romake me drejtim verior (Rruga “Aleksandër Goga“)

Durrësi i  vjetër dhe Durrësi i ri …



Qyteti i Durrësit  ne fillimimet e tij karakterizohej nga shtëpi  te vjetra  dhe me nje infrastrukturë ku shumica e rrugëve ishin kalldrëmi .
Fakti qe e favorizonte Durrësin  nga qytetet e tjera ishte  fakti qe është qytet bregdetar , jo se qytete  te tjera  si Vlora ,Lezha nuk ishin të tillë por në Durrës  dendesi a e popullsisë ishtë më e madhe .
Me kalimin e viteve Durrësi filloj të “rritej”  dhe  qyteti filloi te popullohej me njerëz duke arritur sot me një popullsinë që ka sot …
Qyteti ka pësuar shumë ndryshime , ndryshime qe fillojnë  nga  sheshi para bashkise ku këtë vit  pesoi  një ndryshim total  por dhe nga pjesa me e madhe e fasadave të ndërtesave  të cilat kanë pësuar një ndryshim rrënjesor…
Durrësi është vërtetë një qytet I bukur por  ditët e verës   ai bëhet si një zgarë ku njerzit “piqen “    të gjallë .Sheshi i ri  i përbëre I gjithi prej mermeri  gjate drekës nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh me  shkretëtirat e saharasë ...
Asnjë kembë njëriu nuk shikon aty , dhe ato pak njërëz qe ju bjen rruga për të kaluar aty nxitojnë dhe janë të mbuluar tërësisht në djersë .Në fakt aty kemi ca palma por derisa të hapin gjethet ato  besoj se vera ka mbaruar .

Gjatë darkës   flladi I detit  pushton qytetin dhe i jep freskinë e tij  gje qe bën dhe njerzit  të  dalin dhe  te bëjnë gjirot e darkës  të cilat vazhdojnë deri vonë . Për keto gjëra karakterizohet Durrësi në fakt; për gjirot  gjate veres dhe detin…

Durrësi i ri  ka pësuar shum ndryshime  disa që janë  shum për mirë dhe disa që thjesht  e kan mbytur …

Durrësi


Durrësi është qytet bregdetar në Shqipërinë e mesme. Porti i Durrësit është kryesori në vend, gjithashtu një port i rëndësishëm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëherit është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit.

Historia
Durrësi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.
Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.
Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.
Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.
Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme. Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.
Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).
Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.
Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.
Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.
Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.
Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.
Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.
Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.
Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.
Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.
Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.
Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto: Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.