Durres Albania
Wednesday, July 29, 2015
Miresevini ne Durres
Ky qytet me ka mesuar shpirtmadhësinë , dëshirën për punën, aftësinë për tu ripërterire duke ruajtur në të njëjten kohë traditen, identitetin dhe personalitetin.
Të mendosh për të ardhmen dhe për madheshtinë do të thotë ti japësh Durrësit një Ëaterfront të ri modern, te cilin e kemi quajtur Vija e kalter e qytetit , me një port turistik i cili do ta transformojë qytetin në një qëndër të rëndësishme në të gjithë Rajonin e mesdheut, me hapesira te reja publike si sheshi Liria ,me plazhe te reja publike në zona me elitare si ajo e Currilave .
Vetëm atëhere qyteti yne do të jetë më tërheqës se kurrë.
Falë pasurive historike dhe natyrore , si dhe impenjimit për kulturën , Durrësi sot është në mënyrë të padiskutueshme qyteti turistik më I vizituar në Shqipëri, qyteti që të gjithë e duam më të bukur dhe vital .

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako shtroi darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku përveç besimtarëve myslimanë që kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit. Iftari është shtruar në mjediset e xhamisë “Riza Bajrami”, e cila gjendet në zonën e Plazhit. Kryebashkiaku Dako pasi ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore. Po kështu kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre.
Monday, July 6, 2015
Dizenfektimi i plazhit te Durrsit
Turistët që kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet do të gjejnë një mjedis higjenik. Një subjekt i specializuar ka nisur nga puna për dezinsektimin e plazhit në të gjithë gjatësinë dhe thellësinë e tij. Procesi i dezinsektimit të plazhit në Durrës nisi fill pas atij të Tiranës.Për të parë nga afër këtë proces në zonën e plazhit ishin edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Kryetari i bashkisë së Durërsit Vangjush Dako tha se bashkia ka në varësi ndërmarrjen komunale të plazhit që merret me dezinfektimin e sipërfaqes së rërës, por ky projekt është me mjaft rëndësi për higjenën e zonës dhe shëndetin e popullatës. "Ne ftojmë turistët që të vijnë në Durrës pasi do të gjejnë një mjedis të pastër dhe me cilësor se në të kaluarën"tha Dako. Ministri Ilir Beqaj tha se "ky proces është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e popullatës.Komponentët kimikë që përdoren në këtë proces nuk e dëmtojnë aspak shëndetin e popullatës". Vetëm në Durrës do të dezinsektohen 40 ha sipërfaqe ku përfshihen vija e parë dhe ajo e dytë e plazhit por edhe zona të tjera brenda në qytet. Spërkatja me agjentë biologjik do të kryhet në sipërfaqe kanalesh mocalorë, bodrume pallatesh dhe gropa të hapura që mbajnë ujë. Një masë e tillë në plazhin e Durrësit ndërmerret pas 25 vjetësh. Vetëm disa ditë më parë bashkia e Durrësit nëpërmjet ndërmarrjeve në vartësi të saj kreu punimin pastrimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit që nga Ura e Dajlanit deri në fund të sektorit" Ilira". I gjithë procesi në fjalë do të zgjasë 5 muaj dhe ndërhyrja është planifikuar që të realizohet nëpërmjet 12 ndërhyrjeve në zona që tashmë janë përcaktuar si mjaft të ndotura nga insektet. Zona e plazhit është problematike përsa i përket pranisë së mushkonjave, të cilat në periudhën e verës janë shqetësim i vazhdueshëm jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.
Tuesday, June 16, 2015
Një kafe në Durrës …
Qyteti Durrësit ka shumë kafene … ndoshta mund të thuash ca me shum seç duhet …
Durrësi karakterizohet nga shum bar-kafe te cilat mund te gjenden si në tokë po ashtu dhe lart ne qiell .
Bar kafetë me të shpeshta janë të përqendruara per balle muzeumit , një vend I quajtur lulishtja .

Bar kafet në këtë zonë janë të shpeshta dhe shumica frekuentohen nga të rijtë .
Një zonë tjetër është dhe zona përballë Stacionit të trenit Durres ku mund te gjesh shumë bar kafe të cilat rralë mbajn emra shqip , disa nga ato emra jan të vështirë dhe për tu shiqiptuar .
Një zonë tjetër është rruga në krah të majtë të bashkise ku bar kafetë jan rrjesht shpesh duke zëne dhe trotuarin duke I bërë më të vështira levizjet e qytetarve .
Një ndër zonat jo më pak të rendesishmë është dhe zona e currilave ku bar kafet e shtrira përmbi det të japin ndjësitë qe ndoshta nuk përjetohen shum dhe në vende të tjera …

Monday, June 15, 2015
Ҫfare te vizitosh ne Durres
TORRA VENECIANE
Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV mbi kullën bizantine. Kjo dëshmohet nga prania e blloqeve nga rrethoja e mëparshme, e fragmenteve arkitektonike dhe e relieveve antike. Kulla ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m. Në kullë hyet nëpërmjet një porte në formë harku me tulla. Kulla është e paisur me 5 frëngji dhe 3 ndarje (kthina). Perimetri sipër mbyllet me bedena. Ambienti i brendshëm është ndërtuar me tulla në formë kupole. Ngjitja në lartësi bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të prjerrta.
HAMAMI MESJETAR
Hamami (banjo) është godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës turke. Ajo është ndërtuar në shek. XVIII në këndin juglindor të qytetit mesjetar. Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Ambientet ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve qeramikë. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit. Ka qenë shumë e dëmtuar. U rikonstruktua në vitin 1980.
MUZEU ARKEOLOGJIK
Muzeu Arkeologjik është përuruar më 13 prill 2002. mbi bazën e materialeve të Muzeut të parë arkeologjik, i hapur më 13 mars 1951.
Ekspozita është organizuar në tre pavione sipas periudhave historike. Salla e parë fillon me vitrinën e gjetjeve prehistorike në qytet e rreth. Në rend kronologjik ndiqet pandërprerje historia e qytetit në periudhën arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re. Në vazhdim shpaloset zhvillimi topografik, ekonomik, politik e kulturor i Dyrrachiumit romak. Në aspektin tematik ky qytet dëshmon praninë e një popullsie autoktone ilire me botë të pasur shpirtërore. Durrësi paraqitet qendër me ekonomi shumëdegëshe dhe që tregtonte me shumë qendra mesdhetare. Mesjeta përshinë 15 shekuj nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.
PUSI i TOP HANES
Emërtimi Top-Hane tregon funksionin fillestar si punishte për prodhimin e barutit. Prania e burimit të ujit në lagjen Varosh (jasht kalasë), krijoi mundësinë e ndërtimit të një pusi në shërbim të banorëve të saj, rreth shek. XVI. Ai u ndërtua mbi një bazament katërkëndësh me gurë, rrethuar me katër kolona graniti të periudhës bizantine të ripërdorura.
SHTËPIA MUZE
Shtëpi me çardak e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Në vitet ’30 të shek. XX ka qenë edhe seli e konsullatës angleze. Kjo ndërtesë për vlerat e saj arkitekturore është shpallur “Monument Kulture”.
Pas restaurimit të saj në vitin 1983 u vendos “Ekspozita e Kulturës Popullore”. Në tre dhoma ekspozite, shpalosen vlerat artizanale të trevës së qytetit tonë dhe të rrethinave të tij. Dy dhoma të tjera i janë kushtuar figurës së aktorit me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu (1879-1935) emërtuar “Dhoma Muze Aleksandër Moisiu”.
Në Durrës ai kreu shkollën fillore dhe për këtë në vitin 1928, shkroi kujtimet e tij në formë skice me titull “Ëndërr fëmijërie”.
XHAMIA “FATIH”
Xhamia “Fatih”, është e kohës së sulltan Mehmeti II Pushtuesit (Fatihut). Është ndërtesa më e vjetër e kultit islam në vendin tonë. Ajo është ngritur rreth viteve 1502-1503, përshtatur mbi rrënojat e një ndërtesë kulti të krishterë (bazilikë e shek. XI).
BANKA E SHTETIT SHQIPTAR
Banka e Shtetit në Durrës (sot BKT) u ndërtua më 10 nëntor 1928. Themelet e saj janë mbi kullën juglindore të rrethojes bizantine, e quajtur “Bastioni i madh”. Ndërtesa është projektuar nga arkitektë italianë dhe realizuar nga mjeshtrat durrsakë. Nga ana kompozicionale hyn në veprat e stilit barok, që përdorët për herë të parë në vendin tonë. Mbi bankë është vendosur një skulpturë njerëzore (grua) e cila paraqet në mënyrë simbolike luftën, rezistencën dhe fitoren ndër shekuj dhe begatinë e vendit.
PALLATI I MBRETIT “ZOG I ”
Pallati mbretëror u ndërtua në vitin 1937. Ai u projektua në kuotën më të lartë (98m) të kodrave dhe ka një pozicion mbizotërues mbi qytet dhe det. Nga ana arkitekturore përfaqëson stilin e ndërtimit (neoklasicist) i përdorur në fillim të shek. XX.
Në fasadën ballore të Vilës është figura e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu, mbi kal, profil djathtas, me shpatë në dorë.
MAUZOLEU I DËSHMORËVE
Është objekt përkujtimor i të rënëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të kampeve naziste.
Mauzoleu u projektua nga arkitekt Kristo Sotiri (1870-1953). Punimet filluan në vitin 1947. Është i pari dhe i vetmi i këtij lloi, si mauzole, në vendin tonë. Kompleksi i “Mauzoleut të Dëshmorëve” ka planimetri në formë harku. Përbëhet nga tri pjesë kryesore: godina e Mauzoleut, shkallarja dhe lulishtja. Eshtrat e dëshmorëve janë futur në nishe (kamera) të veçanta. Kurse për të rënët në kampet naziste janë përdorur varre përkujtimor (varr pa eshtra). Në dy pllaka mermeri janë shkruar me germa bronzi emrat e të internuarve në kampet naziste.
BAZILIKA E “SHËN MËHILLIT” ARAPAJ
Bazilika e Shën Mëhillit, është ndërtim kulti i fillimit të shek. VI, i kohës së perandorit bizantin Justinian (527-565). Ndodhet 6 km. larg Durrësit në faqen perëndimore të kodrës “Shën Mëhill”, përballë plazhit “Iliria”. Është zbuluar plotësisht dhe ka përmasa 65x28m. Nga ana arkitektonike paraqet një bazilikë tre nefshe me tre absida përkatëse. Ka dy anekse anësore në veri e jug si dhe atriumin (oborr i brendshëm me kolonada). Ngjitur me nefin jugor ndodhet një varr monumental (martirium), mbuluar me një shtresë mozaiku trajtuar në dy emblema, me subjekt nga krishtërimi i hershëm, me sipërfaqe prej 54m². Motivet e zgjedhura, figurat, teknika e punimit, gurët shumngjyrësh e klasifikojnë këtë mozaik si vepër arti unikale e periudhës bizantine e shek. VI, vepër e mjeshtrave mozaiçistë të qytetit të Durrësit.
MEMORIALI MUJO ULQINAKUT
Memoriali i kushtohet Mujo Ulqinakut (1896-1939), “Hero i Popullit”, një ndër luftëtarët e parë të qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian më 7 prill 1939. Memoriali u realizua nga “Skulptori i Popullit” Kristaq Rama.
Mujo Ulqinaku lindi në qytetin e Ulqinit në familjen e një detari. Kishte gradën nënoficer në repartin e marinës në Durrës. Që në orët e para të pushtimit fashist italian u pozicionua në vijën e parë të luftimit. Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarët e tij, me qëndresën dhe patriotizmin e tyre treguan trimëri të pashoq.
BASHKIA E QYTETIT
Bashkia e qytetit u ndërtua në vitin 1929, në sheshin tradicional të Durrësit. Është projektuar me tre kate dhe bodrume. Kati i parë, në hyrje të fasadës, është trajtuar me tre harqe, ndërsa kati i dytë mbi te është me ballkon të brendshëm me kolona. Kulmon me një pirg katror, në të majtë, ku është vendosur sahati i qytetit. Fasda është zbukuruar në të dy anët me dekore në reliev në formë medalionesh, që kanë simbolet e anijes me vela dhe tufë me kallëza gruri.
RRUGA TREGETARE
“Rruga Tregtare”, sot “Bulevardi Epidamn”, u ndërtua pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i vitit 1926. Me hapjen e kësaj rruge fillonte dhe zbatimi i një plani rregullues modern i qytetit të Durrësit me parametrat urbanistik të qyteteve europiane. Në të dy anët e kësaj rruge u ngritën ndërtesa dy e tre katëshe (vila), të stilit të arkitekturës bashkëkohore, me dekor të larmishëm. Katet e sipërm shërbenin për banim ndërsa katet e para ishin për tregtim, të cilët i dhanë emrin “Rruga tregëtare”. Ato ruhen ende sot si përfaqësuese të ndërtimeve arkitekturore të viteve ’30-40 të shek. XX.
KISHA KATOLIKE “SHËN LUÇIA”
Kisha katolike “Shën Luçia” me kambanore është ndërtim i vitit 1909. Paraqet një ndërtim kulti me ambientet përkatëse funksionale të tij. Kjo kishë njihet edhe si qendër e rëndësishme ku meshonte kleriku patriot Dom Nikoll Kaçorri (1862-1917). Ky personalitet me një reputacion mbarë qytetar ishte dhe nismëtar e mbështetëse i ideve të lëvizjes patriotike për mësimin e gjuhës shqipe dhe për mëvehtësinë e Shqipërisë. Në qelën e kësaj kishe mblidheshin patriotët durrsakë ku kanë marrë vendime të rëndësishme që ndikuan në ngjarjet historike siç qe ngritja e flamurit kombëtar në Durrës më 26 nëntor 1912.
ÇISTERNA MESJETARE
Çisterna apo Depo e ujit, është ndërtim i periudhës së Mesjetës së vonë. Ndodhet prapa Mauzoleut të Dëshmorëve. Uji mblidhej nga burimet natyrore të zonës kodrinore. Paraqet një ndërtim me çati të harkuar mbuluar me tjegulla, rrethohej me kontraforte. Ka pesë shkallë hyrëse dhe një derë me qemer mbi të cilën ndodhet një dritare rrethore për ajrosje.
BANESA 115
Banesa është ndërtuar në vitin 1884, datë e cila shkruhej me germa hekuri në gjysmëharkun e portës së madhe bashkë me inicialet Z.M. emri i pronarit Zis Margariti. Kjo banesë ka shërbyer si rezidencë e konsullatës (legata) Austro-Hungareze në vitin 1914.
KISHA “E APOSTULL PAVLIT DHE SHËN ASTIT”
Kisha e Apostull Pavlit dhe Shën Astit u ndërtua gjatë viteve 1994-2002, u përurua më 3 Maj 2009.Apostull Pavli njihet si predikuesi i parë i fesë së krishterë në Ilirik. Në kujtim të tij ka qenë ndërtuar një kishë në skajin verior, në ”Kepin e Palit” sot ”Kepi i Pallës”.
Shën Astit është martir i parë, i cili u martirizua në vitin 100 të e.re. në Durrës në kohën e perandorit romak Trajan (98-117).
XHAMIA E MADHE
Xhamia e Madhe u ndërtua në vitin 1938. Pozicioni i zgjedhur topografik me fasadë nga Lindja plotëson ansamblin e ndërtimeve publike në sheshin qendror të qytetit.
“Lëvizja kundër fesë, paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike” e 6 shkurtit 1967, prishi kupolën dhe minaren e saj, dhe e transformoi në institucion kulturor, emërtuar “Pallati Rinia”.
Pas viteve ’90 Xhamia e Madhe u rikthye në funksionin e saj si ndërtesë kulti dhe ruajti arkitekturën fillestare. Ndërtimet u kryen në dy faza gjatë viteve 1992-1994, dhe 2004-2006.
MURET RRETHUESE TË DURRËSIT
Durrësi që në themelimin e tij u mbrojt me mure rrethuese ndërtuar me blloqe cikllopik. Mbi këtë bazë në shekujt në vazhdim deri në periudhën qytetare-ilire dhe romake, muret e qytetit u zgjeruan bashkë me zhvillimin topografik të tij. Muret rrethuese që shihen sot, janë ndërtuar nga perandori bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi pas dëmtimit që shkaktoi tërmeti katastrofik i vitit 345. Ai e mbrojti qytetin me tre rradhë muresh prej tulle, nga të cilat ruhen 500m. gjatësi në anën JP. Perimetri i rrethojes arrinte 3.5km., lartësi 18m. dhe gjërësi 3.50m. Ky sistem mbrojtës përforcohej me kulla pesëkëndëshe, me largësi 60-65m. nga njera-tjetra. Ndërhyrjet më të vona janë ato të perndorit Justinian (527-565). Në shek. XIII (1272) Karli Anzhu dhe Karl Topia në shek. XIV (1350), kryen gjithashtu përforcime mbrojtëse. Kalimi i Durrësit nën pushtimin venecian (1392-1501), për 109 vjet u shoqërua me ndërhyrje në sistemin mbrojtës, me kulla rrethore.
Pushtimi osman më 13 gusht 1501 e zvogloi qytetin në skajin JL (Lagjia Kala) duke e rrethuar me një mur 800m, 6 herë më të vogël se rrethoja bizantine. Muri turk zbret nga kuota 59m. dhe në gjatësinë e tij, u ndërtua Kulla me sahat e qytetit. Muret turke u përforcuan me kulla e bedena si dhe me dy porta kryesore vendosur në një aks, ”Porta e Madhe” dhe ”Porta e Detit”.
AMFITEATRI
Amfiteatri i Durrësit është monument publik unikal në vendin tonë. Ka qenë ndërtuar pranë qendrës tradicionale të qytetit, në terren fushor dhe pjesërisht në kodër. Vlerësohet si kolos inxhinierik e arkitektonik i kohës antike dhe vepër e mjeshtrave vendas. Ka trajtë elipsi me diametër 136m dhe lartësi rreth 20m. Është ndërtuar në fillim të shek. II të e.r., në kohën e perandorit romak Trajan (98-117). Në të uleshin rreth 15-20 mijë shikues. që ndiqnin ndeshjet midis gladiatorëve. Ka pasur hyrjen kryesore nga veriu dhe një dalje në jug në të njejtin aks. Fasada lindore nga qendra e qytetit ka qenë dykatësh me harqe e kolona dhe mbi to një strukturë dekorative me dritare. Zbulimi i arenës do të qartësoi funksionin e amfiteatrit. Lojrat në amfiteatrot antik u ndaluan nga perandori romak Honor në vitin 404 e.re. Zbulimi i amfiteatrit filloi në vtitin 1966 deri në vitin 1970. Paralel me monumentin u zbuluan varret mesjetare në zonën e arenës. Në vitet në vazhdim janë kryer disa ekspedita, të cilat i kanë plotësuar të dhënat dokumentare dhe arkitektonike mbi këtë monument.
KISHA E AMFITEATRIT DHE MOZAIKU
Pas ndërprerjeve të lojrave në amfiteatër, u ndërtua rreth shek. V-VI e.r. një kishë e vogël (kapelë), ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe funerale të grupimeve të krishtera të Durrësit. Fillimisht kisha ishte zbukuruar me afreske. Jetëgjatësia e saj dëshmon për ndërhyrje të mëvonshme (shek. VI-VII), duke i zbukuruar të dy faqet, jugore e perëndimore, me panela mozaikësh mural, unikal. Ky mozaik i është kushtuar Shën Stefanit, martir i qytetit të Durrësit. Në vazhdim paraqitet Shën Maria si perandoreshë bizantine rrethuar me dy engjëj, i pari me mbishkrim në krye dhe në këmbët e figurave dy shoqërues në miniaturë. Faqja perëndimore ruan fragmente të dy shenjtoreve, Shën Irini dhe Shën Sofia me emrat përkatës. Si vend strehimi i bashkësive të krishtera, ka shërbyer dhe galeria lindore, zbukuruar me afresk me figurën e Shën Gabrielit.
SHESH TREGU BIZANTIN
Shesh-tregu i periudhës bizantine është ndërtuar në qendrën tradicionale të Dyrrahut antik. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine. Paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një shesh-tregu të hapur, rrethor me portik. Në qendër të shesh-tregut ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemen deri pranë kolonadës me një perimetër 40m. Përreth këtij portiku në formë rrezore ngriheshin ambiente shërbimi. Teknika e ndërtimit, materiali i përdorur dhe shtresa kulturore e datojnë këtë monument si bashkëkohës të ndërtimeve publike të perandorëve Anastas e Justinian në fillim të shek. VI e.r.
TERMET
Termet publike në qendër (poshtë Pallatit „Aleksandër Moisiu“) u zbuluan pothuajse plotësisht në vitin 1960. Nga madhësia dhe ambientet e mbrendëshme këto terme kanë qenë pjesë e gjimnazit të qytetit. Në to ruhen harqet e furrës, muret, dhe dyshemet e ambienteve. Në fillim është dhoma e apodyteriumit (dhoma e zhveshjes) që pasohet nga tepidariumi (dhoma e djersitjes) e cila ka nën dysheme tulla hipokauste për kalimin e avullit të nxehtë. Në vazhdim në drejtim jugor është frigidariumi (dhoma me ujë të ftohtë) dhe në fund pishina. Shtrimi i dyshemes është me pllaka mermeri, bardh e zi, në formë fushe shahu. Në jugperëndim të Termeve, ndodhet kompleksi i kanaleve shkarkuese dhe mbi te rruga kryesore e periudhës romake me drejtim verior (Rruga “Aleksandër Goga“)

Durrësi i vjetër dhe
Durrësi i ri …
Qyteti i Durrësit ne
fillimimet e tij karakterizohej nga shtëpi
te vjetra dhe me nje
infrastrukturë ku shumica e rrugëve ishin kalldrëmi .
Fakti qe e favorizonte Durrësin nga qytetet e tjera ishte fakti qe është qytet bregdetar , jo se qytete te tjera si Vlora ,Lezha nuk ishin të tillë por në Durrës dendesi a e popullsisë ishtë më e madhe .
Me kalimin e viteve Durrësi filloj të “rritej” dhe qyteti filloi te popullohej me njerëz duke arritur sot me një popullsinë që ka sot …
Qyteti ka pësuar shumë ndryshime , ndryshime qe fillojnë nga sheshi para bashkise ku këtë vit pesoi një ndryshim total por dhe nga pjesa me e madhe e fasadave të ndërtesave të cilat kanë pësuar një ndryshim rrënjesor…

Durrësi është vërtetë një qytet I bukur por ditët e verës ai bëhet si një zgarë ku njerzit “piqen “ të gjallë .Sheshi i ri i përbëre I gjithi prej mermeri gjate drekës nuk është se ka ndonjë ndryshim
të madh me shkretëtirat e saharasë ...
Asnjë kembë njëriu nuk shikon aty , dhe ato pak njërëz qe ju bjen rruga për të kaluar aty nxitojnë dhe janë të mbuluar tërësisht në djersë .Në fakt aty kemi ca palma por derisa të hapin gjethet ato besoj se vera ka mbaruar .

Gjatë darkës flladi I detit pushton qytetin dhe i jep freskinë e tij gje qe bën dhe njerzit të
dalin dhe te bëjnë gjirot e darkës të cilat vazhdojnë deri vonë . Për keto gjëra
karakterizohet Durrësi në fakt; për gjirot
gjate veres dhe detin…
Durrësi i ri ka pësuar
shum ndryshime disa që janë shum për mirë dhe disa që thjesht e kan mbytur …
Subscribe to:
Posts (Atom)