Monday, July 6, 2015
Dizenfektimi i plazhit te Durrsit
Turistët që kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet do të gjejnë një mjedis higjenik. Një subjekt i specializuar ka nisur nga puna për dezinsektimin e plazhit në të gjithë gjatësinë dhe thellësinë e tij. Procesi i dezinsektimit të plazhit në Durrës nisi fill pas atij të Tiranës.Për të parë nga afër këtë proces në zonën e plazhit ishin edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Kryetari i bashkisë së Durërsit Vangjush Dako tha se bashkia ka në varësi ndërmarrjen komunale të plazhit që merret me dezinfektimin e sipërfaqes së rërës, por ky projekt është me mjaft rëndësi për higjenën e zonës dhe shëndetin e popullatës. "Ne ftojmë turistët që të vijnë në Durrës pasi do të gjejnë një mjedis të pastër dhe me cilësor se në të kaluarën"tha Dako. Ministri Ilir Beqaj tha se "ky proces është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e popullatës.Komponentët kimikë që përdoren në këtë proces nuk e dëmtojnë aspak shëndetin e popullatës". Vetëm në Durrës do të dezinsektohen 40 ha sipërfaqe ku përfshihen vija e parë dhe ajo e dytë e plazhit por edhe zona të tjera brenda në qytet. Spërkatja me agjentë biologjik do të kryhet në sipërfaqe kanalesh mocalorë, bodrume pallatesh dhe gropa të hapura që mbajnë ujë. Një masë e tillë në plazhin e Durrësit ndërmerret pas 25 vjetësh. Vetëm disa ditë më parë bashkia e Durrësit nëpërmjet ndërmarrjeve në vartësi të saj kreu punimin pastrimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit që nga Ura e Dajlanit deri në fund të sektorit" Ilira". I gjithë procesi në fjalë do të zgjasë 5 muaj dhe ndërhyrja është planifikuar që të realizohet nëpërmjet 12 ndërhyrjeve në zona që tashmë janë përcaktuar si mjaft të ndotura nga insektet. Zona e plazhit është problematike përsa i përket pranisë së mushkonjave, të cilat në periudhën e verës janë shqetësim i vazhdueshëm jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment